Lavanderi premium është një nga lavanderitë e para në qytetin e Lezhës. Prej 25 vitesh kemi eksperiencë në një larje të rrobave të ndryshme të të gjithave materialeve apo cilësive. Nëse je një person që do të lajë kostumin për një event të vecantë, do të lash veshjet e përditshme pasi je me pushime në qytet apo ke një biznes si një hotel apo dyqan veshjesh dhe të duhet të lash shumë, shpejt dhe me një cilësi optimale, lavanderi premium është zgjedhja e duhur për ju.
Teknologjia jonë e re na ka mundësuar sjelljen e pajisjeve të kohëve të fundit dhe me cilësi të lartë. Përkushtimi ynë për të sjellë më të mirën në tregun shqiptar na ka bërë të inovojmë vazhdimisht dhe të punojmë me përpikmëri. Së fundmi kemi bërë të mundur produkte të shëndetshme të përkujdesit personal dhe të larjes së rrobave me kujdes. Prioriteti ynë kryesor është cilësia.
Pas çdo larje ne kujdesemi që të jetë në përputhje të plotë me etiketat. Në përputhje edhe me materialin e cilësuar për të kuptuar llojin e larjes apo të tharjes së mëvonshme. Kujdesi ynë për klientin është maksimal dhe profesional duke ju shoqëruar ju në çdo hap të rrugës suaj. Ju duhet vetëm të mendoni për eventin tuaj të veçantë. Të ndiheni konfident në veshjen tuaj. Në këtë mënyrë ne kujdesemi që asnjëherë të mos dëmtohet veshja juaj dhe të largoheni me një punë të bërë profesionalisht.
Ne ndodhemi në qytetin e Lezhës, kalon nga Rruga Shtrauss dhe kthehesh kundrejt sheshit papa gjon pali 2, përballë kafe millenium. Për më shumë detaje vizitoni faqen tonë në Instagram, na pyesni tek faqja jonë e kontaktit ose na telefononi për çdo pyetje apo paqartësi. Mos hezito, na kontakto. Ju mirëpresim!